Klienti
GIZ KosovoGIZ Kosovë, përmes Programit për Zhvillim Urban Qarkor – Kosovo4Green, mbështet institucionet qendrore dhe lokale të Kosovës në fuqizimin e korinzave ligjore, institucionale dhe planifikuese për zhvillim të qëndrueshëm urban, ekonomi qarkore, menaxhim të integruar të mbeturinave dhe qeverisje të ndjeshme ndaj ndryshimeve klimatike.
Përfitues i drejtpërdrejtë institucional ishte ministria përgjegjëse për mjedisin dhe planifikimin hapësinor në Kosovë. Projekti ishte i ndërlidhur me një proces të rëndësishëm reformues, që synonte rishqyrtimin e legjislacionit të Kosovës për planifikimin hapësinor dhe përmirësimin e mënyrës së hartimit, zbatimit, monitorimit dhe fuqizimit të instrumenteve të planifikimit.
Angazhimi ishte i përqëndruar në sistemin e planifikimit hapësinor të Kosovës, duke përfshirë kornizat e planifikimit të viteve 2003 dhe 2013, Projektligjin e vitit 2024 për Planifikimin Hapësinor, aktet nënligjore, rolet institucionale, kapacitetet komunale të planifikimit, instrumentet e planifikimit, mekanizmat e monitorimit dhe zbatimit, digjitalizimin, sistemet e të dhënave hapësinore dhe lidhjen ndërmjet dokumenteve të planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit.
Faktet kryesore:
Sistemi i planifikimit hapësinor në Kosovë ka kaluar nëpër disa faza reformuese. Ligji për Planifikimin Hapësinor i vitit 2003 krijoi kornizën e parë të planifikimit të periudhës së pasluftës, ndërsa Ligji i vitit 2013 vendosi një strukturë më të organizuar të planifikimit me instrumente të nivelit qendror dhe komunal, duke përfshirë Planin Hapësinor të Kosovës, Hartën Zonale të Kosovës, Planet Hapësinore për Zona të Veçanta, Planet Zhvillimore Komunale, Hartat Zonale Komunale dhe Planet Rregulluese të Hollësishme.
Objektivi kryesor i klientit ishte sigurimi i një vlerësimi të konsoliduar dhe të bazuar në dëshmi të kornizës legjislativ të planifikimit hapësinor në Kosovë dhe të zbatimit të tij në praktikë.
Vlerësimi duhej të përcaktonte nëse korniza ligjor, institucionet, instrumentet e planifikimit, procedurat, sistemet e të dhënave dhe mekanizmat e zbatimit funksiononin së bashku si një sistem koherent planifikimi.
Kjo sfidë ishte veçanërisht e rëndësishme, pasi planifikimi hapësinor ndikon drejtpërdrejt në shfrytëzimin e tokës, zhvillimin komunal, lëshimin e lejeve të ndërtimit, koordinimin e infrastrukturës, mbrojtjen e mjedisit, tokën bujqësore, zonat e mbrojtura, trashëgiminë kulturore, zhvillimin e ndjeshëm ndaj ndryshimeve klimatike.si dhe sigurinë juridike për institucionet, qytetarët dhe investitorët.
Vlerësimi duhej t’u përgjigjej disa pyetjeve strategjike:
– Sa koherent dhe efektiv është Ligji për Planifikimin Hapësinor i vitit 2013, së bashku me aktet e tij nënligjore?
– Sa mirë koordinohen institucionet qendrore dhe komunale dhe sa mirë i zbatojnë përgjegjësitë e tyre?
– A funksionojnë instrumentet e planifikimit në Kosovës si një zinxhiri ndërlidhur , nga politika kombëtare e planifikimit hapësinor deri te rregullimi komunal i shfrytëzimit të tokës, lejet, monitorimi dhe zbatimi?
– A i adreson Projektligji i vitit 2024 boshllëqet aktuale ligjore, institucionale dhe operacionale?
– Çfarë mësimesh mund të nxjerrë Kosova nga sistemet e përzgjedhura evropiane të planifikimit hapësinor?
– Cili drejtim i reformues është më i realizueshëm në kontekstin institucional dhe zbatues të Kosovës?
– Çfarë rekomandime praktike dhe çfarë udhërrëfyesi nevojiten për të mbështetur një sistem planifikimi më transparent, më të zbatueshëm dhe më funksional?
Angazhimi përfshinte gjithashtu disa kufizime. I planifikimit hapësinor është komplekse nga pikëpamja ligjore dhe institucionale dhe ka ndërlidhje me shumë fusha, duke përfshirë ndërtimin, mjedisin, bujqësinë, trashëgiminë kulturore, infrastrukturën, kadastrën, politikat klimatike, inspektimin dhe sanksionet.
Një kufizim tjetër lidhej me disponueshmërinë e të dhënave, pasi të dhënat gjithëpërfshirëse operacionale mbi zbatimin e planeve, përputhshmërinë e lejeve me dokumentet e planifikimit, rezultatet e zbatimit dhe inspektimit, evidencat e monitorimit dhe performancën institucionale ishin të kufizuara..
Rëndësi të veçantë kishte edhe përafrimi ndërmjet palëve të interesit, pasi institucionet qendrore, komunat, autoritetet sektoriale dhe profesionistët e fushës jo gjithmonë i interpretonin në të njëjtën mënyrë shkaqet e sfidave në zbatim.
Civitta e realizoi angazhimin përmes një procesi të strukturuar dhe të orientuar drejt vlerësimit të sistemit, duke kombinuar analizën ligjore, shqyrtimin institucional, vlerësimin funksional, angazhimin e palëve të interesit, analizën krahasuese, lerësimin e realizueshmërisë së reformave dhe planifikimin e zbatimit.
Qasja e trajtoi planifikimin hapësinor si një sistem të plotë qeverisjeje. Puna analizoj mënyrën se si ligjet, aktet nënligjore, institucionet, instrumentet e planifikimit, procedurat operacionale, mekanizmat e monitorimit, mjetet e zbatimitdhe mbikëqyrjes , sistemet e të dhënave hapësinore dhe pjesëmarrja e palëve të interesit ndërveprojnë në praktikë.
Puna përfshiu komponentët kryesorë në vijim:
Një veçori dalluese e qasjes së Civitta-s ishte ruajtja e një ekuilibri të kujdesshëm ndërmjet vlerësimit ligjor dhe realizmit në zbatimi. Vlerësimi i ekipit shkoi përtej shqyrtimit të ligjit si tekst formal juridik.
Vlerësimi shqyrtoi nëse sistemi mund të funksiononte në praktikë, nëse institucionet kishin kapacitetet e nevojshme për ta zbatuar, nëse instrumentet e planifikimit ishin të lidhura me proceset e lejeve, monitorimit dhe zbatimit, si dhe nëse opsionet reformuese ishin realiste për kontekstin e qeverisjes të Kosovës.
Projekti prodhoi një vlerësim të konsoliduar të kornizës legjislativ të planifikimit hapësinor në Kosovë dhe krijoi një bazë të strukturuar të dëshmive për vendimmarrjen lidhur me reformat. Rezultatet dhe ndikimet kryesore përfshinë:
Ekspertiza e Civitta-s solli vlerë të shtuar përmes ndërthurjes së vlerësimit ligjor dhe rregullator, analizës së politikave publike, njohurive në planifikimin hapësinor, diagnostikimit institucional, lehtësimit të angazhimit të palëve të interesit, analizës krahasuese dhe vlerësimit të realizueshmërisë së reformave. Ekipi ndihmoi që një temë komplekse reformuese të strukturohej në një diagnozë të qartë, alternativa praktike reformuese dhe një udhërrëfyes të orientuar drejt zbatimit.
Kjo qasje është e rëndësishme edhe për institucione të tjera publike, partnerë ndërkombëtarë zhvillimorë dhe donatorë që punojnë në fushat e reformës së planifikimit hapësinor, reformës ligjore dhe institucionale, qeverisjes komunale, zhvillimit urban të ndjeshëm ndaj ndryshimeve klimatike, koordinimit të infrastrukturës, qeverisjes mjedisore, sistemeve digjitale të planifikimit dhe reformave për përmirësimin e zbatimit në sektorin publik.